Të nderuar përfaqësues të mediave më lëjoni të ju informoj se që nga data 13.04.2015 ZIJA NUKA pjestar i komuniteti Egjiptian i moshës 22 vjeqare nga Lagja Ali Ibra (Kolonia) komuna e Gjakovës është zhdukur pa gjurmë. I riu 22 vjeqare është parë së fundi afër qendrës së komunitete në të njejten lagjëe . Policia e Kosovës, regjioni i Gjakovës ka filluar me hetimet rreth rastit dhe është në kërkim të riut .
Bëj thirrje të gjitha ata që kanë mundësi të e takojnë apo e kanë ndonjë informatë të bashkpunojnë me policinë në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë.
Në kuadër të kësaj komunikate ju bashkangjesim edhe fotografin e të riut Zija Nuka .
Veton Berisha
Deputet i Kuvendit të Kosovës
Përfaqësues i Komunitetit Egjiptian
044397789