Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee e konsideron Kosovën si një partner të vlefshëm kundër terrorizmit dhe se, sipas tij, Kosova është e përkushtuar për të ndjekur terroristët.
Ai në emisionin Info Magazinë të Klan Kosovës tha se është me rëndësi që Kosova të gjejë alternativa kundër ekstremizmit dhe që kosovarët të mos i bashkëngjiten terrorizmit të huaj, raporton lajmi.net.
Ndërsa i pyetur se sa larg është Kosova për integrim në BE, ai tha se Bashkimi Evropian ka ndërmjetësuar në dialogun me Serbinë si një mënyrë për ta ndihmuar Kosovën në normalizimin e bisedimeve me Serbinë.
Por ai e bëri të qartë se shtetet që kanë konflikte mes vete nuk kanë hapësirë as në BE e as në NATO.

















