Zeka: LDK më para shkon në opozitë, se sa të votoj VV-në në krye të qeverisë

E publikuar: 10/08/2017 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Ai ka thënë se kur dikush qet kushte, do të thotë se nuk është për zhbllokim të situatës në të cilën është vendi, raporton Indeksonline.

“Deklarata e Avdullah Hotit se LDK nuk bën koalicion me Vetëvendosjes pa i kërkuar falje kjo e fundit për veprimet që ka bërë në legjislaturën e kaluar, ka vrarë ëndrrat e VV-së që të bëjnë qeverinë bashkë. Pjesa dërmuese e LDK-së më para shkon në opozitë se sa të  votoj qeverinë në krye me VV”, tha Zeka.