Zbulohet pozita në të cilën do të luajë Mbappe te Real Madridi

E publikuar: 24/04/2024 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kylian Mbappe te Real Madrid, pritet që të ndodh më në fund këtë verë.

Ylli francez ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij edicioni.

E destinacioni i tij do të jetë kryeqyteti spanjoll, më saktësisht Reali i Madridit.

Sipas mediumit spanjoll, Diario AS, Mbappe do të luajë në pozitën e qendërsulmuesit dhe është i lumtur me këtë pozicion te “Los Blancos”.

Ky ndryshim synon të lehtësojë integrimin e tij brenda ekipit.