Nol Nushi: Deklarata e Gecit tregon nivelin e përfaqësimit, s’din me lexu e i ka 30 mijë vota

E publikuar: 22/04/2026 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i PSD-së Nol Nushi ka komentuar deklartaat e deputetit të Listës Guxo, kuë gjatë një fjalimi në Kuvend e krahasoj rastin e Naim Murselit që u dënua me burgim t’përjetshëm për vrasjen e gruas me atë të gjykimit ndaj Hashim Thaçit në Gjyjatën Speciale.

Nushi gjatë një interviste për emisionin Kosova Live në T7 tha se deklaratat e deputetit Fatos Geci nuk janë të reja dhe sipas tij nuk përbëjnë befasi për të:

“Ndoshta kjo nuk mund të mbahet mend si deklarata e parë, naahta mundet me u konsideru më e tmerrshmja, por në mënyrë të vazhdueshme ai ka bërë deklarata të tilla për procesin gjyqësor në Hagë.”, u shpreh ai në T7.

Tutje Nushi tha se më shumë po befasohet nga numri i votave që ky deputet ka arrite në zgjedhjet e fundit duke ironizuar se i njejti nuk din as të flas e të lexojë fjalimin e tij.

“Mu çka më befason është fakti se në Kuvend

pra, mundesh me qenë këso deputeti që e ki vështirësi me lexu edhe me rrokje, edhe prapë mundesh me i marrë 30 mijë vota.

Pra, devalvimi i votës, me pas shumë vota i bjen që duhet me qenë person i dëshmum që me kontribu, por ja që edhe ky zotëri Geci ka shumë vota dhe realisht e pamë se çfarë paraqitje e  deklarate kishte”, u shpreh Nol Nushi.