Bota & Rajoni

Zbulohen mesazhet që Shukri Xhelili i çonte vajzës: “Je shumë e bukur, kush s’do të merrte ty në punë”

18.05.2016 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zbulohen mesazhet që Shukri Xhelili i çonte vajzës: “Je shumë e bukur, kush s’do të merrte ty në punë”

Anisa është vetëm 20 vjeçe.

Ka mbaruar gjimnazin në Peshkopi dhe prej 3 muajsh është me detyrë magaziniere në Qendrën Kulturore të qytetit. Vendin e punës ia ka dhënë vetë ish­kreu i Bashkisë, Shukri Xhelili, tashmë i arrestuar për abuzim seksual ndaj saj.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Anisa A. rrëfen historinë që tronditi vendin pak ditë më parë dhe që atë vetë sot e pengon që të shkojë edhe në punë.

Ishte pikërisht përfitimi i këtij vendi pune, “monedha” që Shukri Xhelili përdori në këmbim të kërkesës së vazhdueshme për favore seksuale ndaj Anisës. Ajo thotë se, e ndodhur në këtë situatë, vendosi ta demaskojë. “Qenke shumë vajzë e bukur dhe e zgjuar. Kush nuk do të të fuste ty në punë…?”. Me këtë mesazh në Facebook nga Xhelili, ka nisur historia e ngacmimeve seksuale, që Anisa është detyruar t’i përballojë, deri kur e filmoi me zë e figurë në tri vende. Në zyrë, makinë dhe në hotel.

Çfarë shkolle keni mbaruar?

Kam mbaruar gjimnazin në Peshkopi.

Tani kërkonit punë?

Po, vendosa të kërkoj një punë në Bashki.

Si e kërkuat këtë punë?

Që në momentin e parë, mendova t’i shkruaja në Facebook Shukri Xhelilit. Kjo sepse nuk mund t’i shkoja direkt në zyrë, pa lënë më parë një takim me të. Ai ishte kryetar Bashkie dhe normal që nuk do të më priste.

I shkruat në Facebook. Ju ktheu përgjigje?

Po, më ktheu. Më la takim te zyra.

Përgjigjja ishte zyrtare, formale, apo që aty pati ndonjë ngacmim nga ana e tij?

Jo, jo. Ishte një përgjigje zyrtare.

 Në çfarë periudhe ka ndodhur kjo? Kur i keni shkruar për herë të parë?

Në muajin shkurt të këtij viti.

Më pas e takuat te zyra. Çfarë ndodhi?

Po, e takova te zyra. I thashë çfarë problemi kisha, pra që kërkoja punë. Më tha që do të më njoftonte vetë. Ose në Facebook, ose në telefon.

Kur ishte komunikimi i radhës me të?

Kaluan 2­3 ditë dhe i shkrova prapë unë. I thashë se çfarë po vendoste për atë që më tha. “Hajde takohemi te zyra. Flasim te zyra”, më tha.

Shkuat?

Po, shkova dhe në ato momente…

Çfarë bëri?

Ngrihet, më takon, më buzëqesh… Pastaj më thotë: “Do rregullojmë gjithçka”.

Ju ngacmoi në këtë takim?

Jo.

Po më pas?

Pastaj vazhdoi në Facebook.

Vetëm në Facebook, jo në telefon?

Edhe në telefon, por më shumë në Facebook.

Çfarë ju thoshte në këto biseda?

Më garantoi që do të ma gjente punën.

Ju tha se çfarë pune do t’ju gjente?

Jo nuk më tha, por më tha që do të më gjente punë.

Ngacmimet kur filluan?

Pasi më tha që do ma gjente punën, filloi të më ngacmonte në Facebook. Më thoshte fjalë të ndryshme.

Çfarë fjalësh ju thoshte?

Më tha: “Qenke shumë vajzë e bukur dhe e zgjuar. Kush nuk do të të fuste ty në punë…?”. Më pas, pasi më kërkonte vazhdimisht takime dhe unë i thosha që nuk e takoja, më tha: “Unë do ta gjej punën dhe atëherë do të takohemi”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Trump: ShBA-ja po udhëheq botën në AI – “Mos e vrisni pulën që bën vezët e arta!

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare