Z Mobile Prishtina të mërkurën luan si mysafir i Pinar Karsiyaka në kuadër të FIBA Europe Cup

E publikuar: 08/01/2019 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Z Mobile Prishtina të mërkurën do të përballet me ekipin turk, Pinar Karsiyaka, në kuadër të Grupit I të FIBA Europe Cup.

Skuadra nga Kosova këtë ndeshje e zhvillon si mysafir, me fillim nga ora 18:30 në Izmir.

njoftimin e FBK-së bëhet e ditur se Z Mobile Prishtina në dy xhirot e para të këtij grupi ka realizuar një humbje dhe një fitore.

Humbjen e ka pësuar nga s.Oliver Wurzburg në Gjermani, kurse fitoren e ka shënuar në Prishtinë në ballafaqim me skuadrën hungareze Szolnoki Olaj.

Lider i Grupit I është s. Oliver Wurzburg me katër pikë nga dy fitore të regjistruara nga po aq ndeshje.

Ndërsa pozitën e dytë e ndajnë Pinar Karsiyaka dhe Z Mobile Prishtina me nga tri pikë secili dhe në vendin e fundit është Szolnoki Olaj me dy pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Wusburg dhe Szolnoki Olaj.