Ymeri: Kemi dyfishuar komisionerët, s’lejojmë vjedhje votash

E publikuar: 09/06/2017 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se në të kaluarën i janë vjedhur vota nga partitë tjera, ndaj këtë vit kanë vendosur të marrin masa që një gjë e tillë të mos i ndodh.

Kështu ka njoftuar kryetari i këtij subjekti politik, Visar Ymeri, në një konferencë për media.

Ai ka deklaruar se Vetëvendosje e ka dyfishuar numrin e komisionerëve për të ruajtur votën e Lëvizjes.,

“Nuk do të lejojmë koalicionet e territ të na keqpërdorin votën”, ka thënë, pos tjerash, Ymeri.