Ylli i Hollywoodit që e kishte ngritur çështjen e Kosovës gjatë luftës nis të dëshmojë kundër politikanëve

E publikuar: 24/10/2021 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Hollywoodit, Richard Gere do të dëshmojë në gjyqin kundër politikanit italian, Matteo Salvini. Prokurori fillimisht kundërshtoi praninë e Gere, por avokati i “Open Arms”, i cili citoi aktorin amerikan, përsëriti: “Gere ishte në bordin e anijes më 9 gusht 2019 dhe mund të na tregojë se cilat ishin situatat e përgjithshme në bord” raporton versioni italian i mediumit amerikan, The Huffington Post, transmeton Gazeta Express.

Thirrja e aktorit mes dëshmitarëve nuk është vlerësuar nga Salvini, i cili është tallur me atë.

Lexo Edhe:
Mgid
Mgid

Studimet e reja mbi vaksinimin para dhe gjatë shtatzënisë – Gazeta Express

Цене зубних имплантата 2021 могу вас изненадити
“Më thuaj sa serioze është të kesh një gjyq ku Richard Gere do të vijë nga Hollywoodi për të dëshmuar kundër meje. Shpresoj të zgjasë sa më shkurt sepse ka gjëra më të rëndësishme për t’u kujdesur”, ka komentuar kreu i “Legas”.

Dëshmia e Gere në gjyqin e “Open Arms” është dëshmi e angazhimit dhjetëvjeçar të aktorit amerikan për të mbështetur çështjet civile. Një angazhim që ka zgjatur që nga vitet 1970 dhe është fokusuar në çështje nga më të ndryshmet: nga socio-mjedisore te shëndetësia, nga kulturore tek ato politike.

Përkushtimi ndaj Kosovës

Në vitin 1999, me rastin e vizitës së tij në një kamp refugjatësh në Kosovë, Gere ngriti çështjen e refugjatëve kosovarë. Ai bëri thirrje për një ndërhyrje nga komuniteti ndërkombëtar në mbështetje të tyre.

“Duke marrë parasysh që bombardimet udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara dhe britanikët, angazhimi i tyre për marrjen e refugjatëve duhet të jetë shumë, shumë më i madh. Sigurisht që i takon vendeve të zhvilluara të botës, veçanërisht vendeve të NATO-s, të marrin përsipër shumë më tepër përgjegjësi sesa kanë”, shprehej aktori kritik.

Vite më vonë, aktori e ka trajtuar sërish këtë temë në filmin “The Hunting Party”, të publikuar në vitin 2007, bazuar në një histori të vërtetë. Në film ai luajti rolin e Simon Hunt, një gazetar në gjurmët e kriminelit më të kërkuar të luftës në Bosnjë me nofkën “dhelpra”, bazuar në historinë e të kriminelit serb, Radovan Karaxhiq, i arrestuar më pas në vitin 2008.

Në vitin 2012 Gere mori nga presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, Bamir Topi medalje nderi për mbajtjen lart të vëmendjes mbi Kosovën dhe për kontributin e tij për t’ia bërë të njohur botës tragjedinë e kosovarëve.

Aktori i njohur ishte angazhuar edhe në çështje të tjera humanitare, si ndaj migrantëve e të pastrehëve, në luftën kundër SIDA-s, fushatën për pavarësinë e Tibetit, angazhimin ndaj popujve indigjenë, angazhimin në ndërtimin e shkollave dhe spitaleve, etj.