Ngjarja e rëndë në Gjakovë: 29-vjeçari që vdiq në vendin e punës kishte qenë edhe futbollist

E publikuar: 23/04/2026 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Gjakovë.

Në një objekt në një ndërtim e sipër në rrugën “Pjetër Bogdani”, një 29 vjeçar vdiq në vendin e punës si pasojë e rrëzimit nga një lartësi.

Bëhet fjalë për Lendrit Fetahajn, i cili kishte qenë edhe futbollist i klubit Gjakova.

Klubi përmes një reagimi i shprehu ngushëllime familjes duke thënë se me dhimbje e morën lajmin për vdekjen e lojtarit të tyre.