“Po shkojmë në drejtim të diktaturës”- Dërguti paralajmëron disa procese zgjedhore

E publikuar: 23/04/2026 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opinionistja Aida Dërguti është shprehur se kryeministri Albin Kurti dëshiron të ketë disa procese zgjedhore.

Dërguti theksoi se, edhe nëse në zgjedhjet e ardhshme mund të ketë një rënie të mbështetjes nën 50 për qind, kjo shihet si një kosto e përkohshme nga ana e pushtetit.

“Ne jemi duke shkuar në drejtim të diktaturës, në kuptimin që do ta marrë kontrollën e të gjitha institucioneve. Pra, edhe me çmimin që në këto zgjedhje që do të vijnë, do të ketë një rënie nën 50 për qind, kjo është kosto e përkohshme, të cilën ai mendon se do ta përballojë, për ta rikuperuar në zgjedhjet e ardhshme, sepse për sa kohë del i pari, ai nuk del nga zyra e kryeministrit”, u shpreh ajo.