
Yll Bogaj ka njoftuar rikthimin e tij në garën për Kuvendin Komunal të Prishtinës, pas një pauze pesëvjeçare. Në një postim publik, ai tha se do të kandidojë sërish nën siglën e AAK-së, me mbështetjen e kandidatit për kryetar, Bekë Berisha.
Bogaj theksoi përkushtimin e tij për të vazhduar punën me përvojë të shtuar dhe vullnet të ri, duke u bërë thirrje qytetarëve për mbështetje në këtë rrugëtim të përbashkët për një Prishtinë më evropiane.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Prishtinës!
Para pesë vitesh e përfundova me nder detyrën time në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e AAK-së. Në zgjedhjet e këtij viti, me mbështetjen tuaj, dua të rikthehem për të vazhduar punën që kam nisur me përkushtim, tashmë me përvojë më të madhe dhe me vullnet të ri. Me kandidatin tonë për kryetar, Bekë Berishën, Prishtina ka një mundësi reale të marrë frymë si një kryeqytet i denjë i një vendi evropian. Ju ftoj që ta vazhdojmë këtë rrugëtim bashkë, sepse Prishtina ka nevojë për zëra të fuqishëm, të ndershëm dhe të guximshëm.
Me respekt,
Ylli