Xhavit Haliti: Afrim Zhitia ra dëshmor me armën që ia dhashë unë

23.07.2015 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Xhavit Haliti: Afrim Zhitia ra dëshmor me armën që ia dhashë unë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka dërguar një sqarim publik në lidhje me deklaratat e tij sot gjatë drejtimit të Kuvendit të Kosovës, në lidhje me statusin e dëshmorëve për disa familje.”Nuk kam se si të mos vazhdoj për t’i nderuar dëshmorët, ndër ta edhe Afrim Zhitinë, i cili ra dëshmorë me armën të cilën i dhash unë. Prandaj askush nuk mund të më akuzoj se nuk i respektoj dëshmorët”, ka thënë ai.
Ja reagimi i plotë i Halitit:

Ndoshta u keqkuptova. Dëshmorët janë të shenjtë për mua

Sot, gjatë drejtimit të seancës së punimeve të Kuvendit, saktësisht pas pyetjes së deputetit të Vetëvendojses, Mytaher Haskuka, për mosnjohjen e statusit të dëshmorëve të rënë para luftës së fundit në Kosovë, ndoshta mund të jem keqkuptuar.

Dua të bëjë të qartë për opinion publik se sikurse dje, ashtu edhe sot, por edhe në të ardhmen do t’i respektoj të gjithë ata që kanë kontribuar për çlirimin, lirinë dhe pavarësimin e Kosovës, në veçanti ata që kanë rënë me pushkë në dorë, të cilët për mua mbeten të shenjtë.

Secila familje ka të drejtë të kërkoj statusin e dëshmorit për djemtë apo vajzat e tyre të rënë për lirinë e vendit. Dhe tashmë ne kemi edhe ligjin për statusin e dëshmorit të UÇK-së.

Nëse do të ketë ndonjë nismë për ndryshimin e tij, unë do të jem ndër të parët që do ta mbështes pa hezituar fare.

Nuk kam se si të mos vazhdoj për t’i nderuar dëshmorët, ndër ta edhe Afrim Zhitinë, i cili ra dëshmorë me armën të cilën i dhash unë. Prandaj askush nuk mund të më akuzoj se nuk i respektoj dëshmorët.

Poashtu dua të sqaroj se nuk ka qenë deklaratë, por thjesht fjalë e çastit. Nëse familjet e dëshmorëve të rënë para luftës çlirimtare janë ndier të ofenduar, u kërkoj falje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë