Xhavit Drenori tallet kandidatin e PDK-së

E publikuar: 28/09/2017 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhavit Drenori, kandidat për kryetar të Drenasit nga Vizioni për Drenasin, është tallur me një kandidat të PDK-së për asamble të kësaj komune.

Drenori në një postim në Facebook, i ka thënë Besim Bytyçit, që të vesh një këmishë e jo të dal në vizitëkartë me fanelë të klubit futbollistik Feronikeli.

Postimi i plotë i Drenorit:

Shoq, eja ta dhurojmë një këmishë e mos e flliq fanelën e klubit!

Doktori klubit të qytetit, KF FERONIKELI me fanelë të klubit paska dal në vizitëkartë në garën për asamble.
Turp!
PS.: Pa qenë njeriu me shkallë tepër të ulët të idiotizmit, një veprim të tillë nuk e bën!
Nejse, më kot nuk thuhet:
“Gomari pak para se të ngordhë, godet me shqelmat më të mëdhënj”!