Origjnaliteti i projektit të xhamisë së madhe në Prishtinë u kontestua nga Yll Rugova, opinionist dhe iniciues i peticionit .
Sipas tij, procesi denigroi në fund dhe mbesin shumë paqartësi.
“Një ndër kriteret është që duhet të jetë projekt origjinal”, ka thënë Rugova në Rubikon të KTV-së.
“Deri në fund ka qenë proces shembullor, kanë konkurruar shumë kompani të mira, si ndodhi kjo në fund. Si ka qenë votimi dhe a është bërë publik ai”, pyeti Rugova.
Në anën tjetër, zëdhënësi i BIK-ut, Ahmeti Sadriu insistoi në origjinalitetin e projektit.
Ai ka thënë se i ngjason asaj në Stamboll por nuk është e njëjtë dhe kjo si rrjedhojë e arkitektes së njëjtë.