Kryetari i tanishëm i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili po rikandidon edhe një herë për këtë pozitë, ka thënë se Ligji për Obiliqin, do ta trajtojë në mënyrë specifike këtë zonë.
“Qytetari i Obiliqit ka fat, sepse nga Ligji rrjedhin projekte dhe gjëra të tjera shumë të mira për qytetarët”.
“Koogjenerimin e nxehjes qendrore, çështjen e mbrojtjes së ambientit, në Obiliq duhet të bëhet një park, fushat sportive, do ta bëjmë strategjinë socio ekononime, ku për 4 vjet do të investohen 13 milionë euro”.
Gashi ka thënë se nga 5 milionë kjo komunë kanë bërë për 4 vjet 12 milionë investime.
“I kemi realizuar të gjithë projektet që i kemi premtuar”.
“Komuna jonë renditet në mesin e komunave më të suksesshme dhe të pa korruptuara”.
Kështu ka thënë Gashi në Magazinën Lokale në Klan Kosova.