Washingtoni e Brukseli nuk janë mërzitur shumë për dështimin e Parisit

E publikuar: 23/06/2019 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri serb i Punëve të jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar për TV Pink se nuk ka shumë pikëllim as në Bruksel dhe as në Washington pse takimi i Parisit është shtyrë, transmeton Koha.net.

“Kjo flet se SHBA-ja këtë e shikon si dëshmi që pa të asgjë nuk mund të përfundojë. Tash ata që janë përpjekur ta organizojnë takimin po e shohin se nuk është lehtë.”

Ka shtuar se aktualisht është shumë herët të thuhet se kur do të vazhdojë dialogu Serbi – Kosovë dhe cila do të jetë rrjedha e ngjarjeve.