‘VV shkon në opozitë por nuk e jep postin e Kryeministrit’

E publikuar: 01/07/2017 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicioni PAN si fitues i zgjedhjeve ka paralajmëruar se formimi i qeverisë së re është çështje ditësh ngase sipas tyre përveç deputetëve që kanë siguruar nga rezultatet e zgjedhjeve, PAN’i ka siguruar edhe votat e deputetëve të partive të tjera politike.

Por, në Vetëvendosje janë të bindur se ata do ta formojnë qeverinë dhe se PDK’ja, sipas tyre, do të shkoj në opozitë.

Në Vetëvendosje thonë se janë të gatshëm të rrinë në opozitë edhe për katër vitet e ardhshme nëse LDK’ja ia kërkon postin e kryeministrit.

“Ju i patë tashmë rezultatet. Ne mendojmë se legjitimitetin për të krijuar Qeverinë, besimin e qytetarëve e ka tashmë Albin Kurti”, tha Shqipe Pantina për rtv21.