VV reagon një ditë pas, e mirëpret mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

24.03.2015 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
VV reagon një ditë pas, e mirëpret mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

Lëvizja Vetëvendosje, ka përmes një komukate për medie, është kujtuar që të komentojë mbledhjen e dytë të përbahskët të qeverisë shqipare dhe asaj kosovare, një ditë pas mbajtjës së kësaj mbledhje.

Lëvizja VETËVENDOSJE! thotë se e sheh si praktikë pozitive takimin e dytë të përbashkët të Qeverive të Shqipërisë e të Kosovës, të mbajtur më datë 23 mars 2015 në Tiranë. Ndërkohë që përgëzon dy qeveritë për mbledhjen,
Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes kësaj komunikate shtron vërejtjet dhe sugjerimet e veta, duke dashur të kontribuojë në përmirësimin e kësaj praktike të domosdoshme, siç është mbledhja e përbashkët e qeverive.

Kjo është komunikata e VV-së
Së pari, mendojmë se është me vlerë që marrëveshjet dhe memorandumet të cilat nënshkruhen në këto mbledhje, të diskutohen më parë, në rastet kur është e mundur, edhe me shoqërinë civile, median, dhe subjektet opozitare. Kjo do të krijonte mundësinë e përmirësimit të këtyre marrëveshjeve, si dhe do të rriste nivelin e informacionit të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë e Republikës së Kosovës përmbi to.
Së dyti, mendojmë se në praktikën e bashkëpunimit të ndërsjelltë tashmë të nisur nga ekzekutivi, duhet përfshirë sa më shpejt edhe legjislativi. Mendojmë se komisione të caktuara të dy parlamenteve do të duhet të takoheshin edhe më shpesh në mbledhje të përbashkëta, sidomos ato komisione që e kanë punën drejtpërsëdrejti të lidhur me sektorët për të cilët po merren vesh qeveritë. Bashkëpunimi në nivelin e legjislativit do të bënte të mundur përafrimin e kuadrit ligjor, si dhe ngushtimin e bashkëpunimit apo të bashkimit në sektorë të ndryshëm. Mendojmë po ashtu se, për çështje të caktuara, do të ishte mirë të mblidheshin në seancë të përbashkët edhe Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës, si organet sovrane të dy republikave.

Së treti, mendojmë se mbledhjet e dy qeverive do të duhet të themelojnë institucione të përbashkëta, ose të njësojnë institucione ekzistente, të cilat do të punonin si unike gjatë gjithë kohës, e jo vetëm në periudhat e mbledhjeve apo ceremonive. Këto institucione të përbashkëta do të mund të ishin Institute, Agjensi, Ente, Drejtori ministrore, dhe në afatmesëm, do të duhet të mendonim edhe për ministri të përbashkëta në sektorë të caktuar, sidomos sa i përket politikës së jashtme, politikës së mbrojtjes dhe sigurisë, e disa sektorëve me rëndësi ekonomike, siç janë politikat fiskale e ato monetare.

Duhet të punohet urgjentisht në arritjen e standardizimit të produkteve të tregtueshme në Shqipëri e Kosovë, si dhe të njësimit të autoritetit që lëshon licencat prodhuese edhe tregtare. Politikat e standardizimit do të duhej të mbronin konsumatorët në shoqëritë tona, si dhe të synonin ruajtjen e prodhimit vendor prej konkurimit të padrejtë nga prodhime jocilësore të importuara.

Duhet të përcaktohen ekskluzivitete tregtare të ndërsjellta për Shqipërinë e Kosovën, si dhe duhet punuar për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për blerjen e prodhimeve vendore.
Duhet bërë një plan i përbashkët strategjik për zëvendësimin e importeve, subvencionimin dhe politikat doganore që e ndihmojnë këtë.

Duhet punuar për njësimin doganor drejt unifikimit, e jo thjesht për lehtësimin e procedurave në dogana.
Projektet infrastrukturore nuk duhet të jenë në mbështetje të njëra-tjetrës, por duhet të jenë projekte të përbashkëta. Ndër këto projekte, më i rëndësishmi do të ishte një hekurudhë që lidh Prishtinën me Tiranën.
Përkushtimi ynë për të arritur Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk duhet ngatërruar me përkushtimin për t’u integruar në Evropë. Ne besojmë se këto janë të dyja të mundshme, dhe duhet të punojmë për të dyja, por Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, qoftë para, qoftë pas integrimit në BE, mund të realizohet me referendum demokratik dhe me njësim institucional e shtetëror paqësor. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të përmirësonte situatën tonë si popull e si komb, në ekonomi, në demokraci, në siguri e në kulturë, do të përmirësonte situatën e komuniteteve të gjera shqiptare në Ballkan, do të na bënte më dinjitozë në sytë e fqinjëve dhe të vendeve perëndimore, dhe do të përshpejtonte zhvillimin tonë. Për këtë arsye, Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është një synim i denjë, që meriton të artikulohet si i tillë pa asnjë kompleks. /Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn

Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn

“Kurti e Vuçiqi në një dhomë”, Konjufca ndaj Osmanit: Takimet bëhen në dhomë të negociatave, sulmet ndaj Kurtit nuk i sjellin vota

“Kurti e Vuçiqi në një dhomë”, Konjufca ndaj Osmanit: Takimet bëhen në dhomë të negociatave, sulmet ndaj Kurtit nuk i sjellin vota

Osmani qytetarëve në Dardani: Kurti me orë të tëra me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë, kurrë s’ka treguar çfarë ka folë

Osmani qytetarëve në Dardani: Kurti me orë të tëra me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë, kurrë s’ka treguar çfarë ka folë

Hoxhaj: Vjosa Osmani për 5 vjet i ka shërbyer Kurtit për ta “grryer” rendin kushtetues

Hoxhaj: Vjosa Osmani për 5 vjet i ka shërbyer Kurtit për ta “grryer” rendin kushtetues

Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje

Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje

Musliu: S’ka pasur mosmarrëveshje rreth listës, PSD ia solli Kosovës “liderin diktatorial” Albin Kurti

Musliu: S’ka pasur mosmarrëveshje rreth listës, PSD ia solli Kosovës “liderin diktatorial” Albin Kurti

Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzohet se i çoi BIA-s informacione e dokumente sekrete

Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzohet se i çoi BIA-s informacione e dokumente sekrete

Gjykata Supreme shfuqizon tarifën 3-euro për shoqëruesit mbi 15-vjeç në QKUK

Gjykata Supreme shfuqizon tarifën 3-euro për shoqëruesit mbi 15-vjeç në QKUK

Kurti prezanton Metë Shatrin si pjesë të listës së VV-së për deputet

Kurti prezanton Metë Shatrin si pjesë të listës së VV-së për deputet

Gucati: Ballkani mund të destabilizohet nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Gucati: Ballkani mund të destabilizohet nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Gërvalla-Schwarz: Dokumentimi i helmimeve në Kosovë është zotim për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave

Gërvalla-Schwarz: Dokumentimi i helmimeve në Kosovë është zotim për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave

Behrami thotë se PDK-ja është “afër fitores së dyfishtë”

Behrami thotë se PDK-ja është “afër fitores së dyfishtë”

OVL-UÇK përkujton Tahir e Nebih Mehën në 45 vjetorin e rënies së tyre

OVL-UÇK përkujton Tahir e Nebih Mehën në 45 vjetorin e rënies së tyre

Haradinaj kujton masakrën e Korishës: Liria e Kosovës në themel i ka heronjtë e kombit

Haradinaj kujton masakrën e Korishës: Liria e Kosovës në themel i ka heronjtë e kombit

Osmani e Abdixhiku nesër do të jenë në Pejë, Muhaxheri: Ju mirëpresim

Osmani e Abdixhiku nesër do të jenë në Pejë, Muhaxheri: Ju mirëpresim

Udhëtimi i Trumpit në Kinë, çmimet e naftës bien – aksionet rriten

Udhëtimi i Trumpit në Kinë, çmimet e naftës bien – aksionet rriten