Lajmet

Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

14.10.2026 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që institucionet e Kosovës t’i trajtojnë me seriozitet gjetjet e Raportit ex officio të Avokatit të Popullit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas pjesëmarrjes në tryezën ku u prezantua raporti, Tahiri ka thënë se dokumenti evidenton mungesë serioze të mbikëqyrjes së Dhomave të Specializuara nga institucionet kushtetuese të Kosovës.

Ai ka ngritur gjithashtu shqetësime për mungesën e transparencës lidhur me vazhdimin e mandatit të Avokatit të Personit, duke theksuar se nuk ka informacion të mjaftueshëm për procedurat, kriteret dhe performancën mbi bazën e të cilave është marrë ky vendim.

“Raporti evidenton mungesë serioze të mbikëqyrjes së Dhomave të Specializuara nga institucionet kushtetuese të Republikës së Kosovës. Nuk ka informacion të mjaftueshëm për procedurat, kriteret dhe performancën mbi bazën e të cilave është vazhduar mandati i Avokatit të Personit. Mungesa e transparencës në vazhdimin e mandatit”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë mbi bazën e fakteve dhe standardeve të qarta, duke lënë anash deklaratat emocionale dhe lavdërimet.

“Ka përfunduar koha e deklaratave emocionale dhe lavdërimeve. Tani është koha që institucionet e Kosovës të veprojnë mbi bazën e fakteve dhe standardeve të qarta”, ka deklaruar Tahiri.

Deputeti i ka vlerësuar se Kuvendi, Komisioni për Legjislacion dhe institucionet e tjera duhet t’i shqyrtojnë me seriozitet gjetjet e raportit të një institucioni të pavarur kushtetues.

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës ka të drejtë ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara në përputhje me standardet ndërkombëtare, nëse evidenca tregon se nevojiten ndryshime.

“Kuvendi i Kosovës ka të drejtë ta rishikojë ligjin, në përputhje me standardet ndërkombëtare, kur evidenca tregon se nevojiten ndryshime. Rishikimi i ligjit sipas standardeve ndërkombëtare është shumë diskutabil”, ka shkruar ai.

Tahiri ka theksuar rëndësinë e llogaridhënies nga institucionet, duke e cilësuar atë si një nga parimet themelore të demokracisë.

“Llogaridhënia nuk është zgjedhje, por themel i demokracisë”, ka përfunduar Tahiri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Protestuesit sulmojnë institucionet, gurë dhe shishe molotovi drejt Kryeministrisë. Reagon Presidenti Begaj

Protestuesit sulmojnë institucionet, gurë dhe shishe molotovi drejt Kryeministrisë. Reagon Presidenti Begaj

Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

Një muaj paraburgim për Gecin nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Mehmetaj

Një muaj paraburgim për Gecin nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Mehmetaj

Aleanca mblidhet të shtunën, Gjini shpalos platformën dhe strategjinë e këtij subjekti për zhvillimin e Kosovës

Aleanca mblidhet të shtunën, Gjini shpalos platformën dhe strategjinë e këtij subjekti për zhvillimin e Kosovës

AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Konjufca në krye të tij

Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Konjufca në krye të tij

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari