VV: Nuk jemi të njoftuar për protestën e AAK-së

E publikuar: 08/04/2016 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nuk ishte njoftuar paraprakisht për protestën që do të mbahet më 14 maj, të shpallur nga AAK-ja.

Ajo nuk ka sqaruar nëse do të marr pjesë në këtë protestë, por ka insistuar se ato duhet të ndodhin dhe duhet të jenë të organizuara mirë.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë e njoftuar paraprakisht në lidhje me këtë datë të shpallur nga AAK. As nuk jemi konsultuar dhe as nuk kemi biseduar mes vete për këtë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

VV-ja më tutje thotë se Kosova ka nevojë për protesta dhe ato do të ndodhin pashmangshëm. Por protestat duhet të jenë të organizuara mirë dhe të mbahen në kohën e duhur.

Veprimet e pakoordinuara, sipas VV-së rrezikojnë ta dobësojnë përpjekjen opozitare dhe të rezultojnë me protesta jo mirë të organizuara dhe jo të fuqishme e masive.