VV-ja paralajmëron se sot publikon një skandal të Kryeministrit

E publikuar: 03/04/2016 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia e themeluar nga Albin Kurti ka paralajmëruar se sot në orën 14 do të publikojë një skandal të Kryeministrit Isa Mustafa.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka treguar se për këtë skandal do të flasë Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

“Sot në orën 14:00, në zyrën e VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca mban konferencë për medie, ku do të prezantohet një skandal në lidhje me kryeministrin Isa Mustafa.Ftoj mediet që të marrin pjesë!”, ka shkruar Krasniqi.