VV akuzon Mustafën e Thaçin për tradhti- kërkon mbështetjen e AAK’së dhe NISMA’s për rrëzimin e tyre

26.08.2015 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
VV akuzon Mustafën e Thaçin për tradhti- kërkon mbështetjen e AAK’së dhe NISMA’s për rrëzimin e tyre

Partitë opozitare ende nuk kanë qëndrim të qartë për hapat që do të ndërmarrin për të kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë që krijon Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. VV ka folur edhe për demonstrata, duke mos i përjashtuar as ato që përdoret dhunë. Ndërsa, AAK e NISMA vetëm pajtohen se kjo marrëveshje duhet kundërshtuar pasi cenon sovranitetin e vendit. Express sjell të përmbledhura reagimet e tyre dhe të analistëve.
Lëvizja Vetëvendosje, e vetmja nga partitë opozitare, e ka të qartë për hapat dhe veprimet që duhet ndërmarrë shoqëria dhe politika kosovare për ta kundërshtuar AKS’në. Sipas kryetarit të VV’së, Visar Ymeri me krijimin e këtij asociacioni vendi ynë heq dorë nga shtetësia dhe krijon një entitet politik brenda shtetit të Kosovës që funksion po ashtu si shtet në vete, përveçse nuk ka ushtri. E sipas tij, këtë të fundit nuk a ka as Kosova edhe pse kanë kaluar më shumë se 7 vite të shtetësisë.

“Kjo është tradhti ndaj shtetit dhe Kosovës. Një kryeministër që heqë dorë nga pavarësia dhe zhvillimi i vendit nuk mund të jetë tutje kryeministër i këtij vendi”, tha Ymeri, të mërkurën në mesditë, nga selia qendrore e Vetëvendosjes.

“LVV do ta kundërshtojë krijimin e këtij asociacioni, duke filluar prej iniciativave të përbashkëta opozitare në Kuvend, e deri tek demonstratat masive gjithëpopullore”, u tha ndër tjera në konferencë.

“Ne i bëjmë thirrje popullit të Kosovës që të mos na mungojë guximi e të mos zgjedhim mjete, bash kurrfarë mjeti, për ta ndalur krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, prej protestave qytetare deri te demonstratat ku mund të përdoret edhe dhuna”, tha gjatë konferencës shefi i GP të VV’së, Glauk Konjufca.

Tutje, i pari i VV’së Ymeri, marrëveshjen e fundit të Brukselit e cilësoj edhe si zhvillimi më i rrezikshëm për shtetësinë e Kosovës, duke tërhequr paralele krahasuese me rastin e Bosnjës në vitin 1992. E për këtë Ymeri i VV’së ka kërkuar dhe është shprehur i bindur se në hapat që do ti ndërmarrë subjekti i tij do të mbështeten edhe nga AAK e Nisma. Ai ka folur edhe për deputetë të koalicionit PDK-LDK të cilët sipas tij janë zotuar se do ta kundërshtojnë një marrëveshje të tillë e cila u jep komunave serbe kompetenca ekzekutive.

Por, për veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për të kundërshtuar AKS’në ende nuk ka marrë vendim Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kreu i saj, Ramush Haradinaj ka folur vetëm për dëmet që i sjell kjo marrëveshje vendit duke bërë përgjegjës kryeministrin Mustafa dhe partnerin e tij të koalicionit Hashim Thaçin.

“Marrëveshja e mbrëmshme është kthim prapa për Kosovën dhe rrezikon funksionim e sovranitetit, territorit dhe pavarësinë së Kosovës. Thaçi dhe Mustafa kanë shkelur mbi interesat e Kosovës”, tha kreu i AAK’së në konferencën e thirrur për media.

Përveç liderit, nga ky subjekt politik nuk u përgjigjen për Gazetën Express nëse do të përkrahin thirrjet e kolegëve të tyre nga VV’ja që Asosacioni serb të kundërshtohet me demonstrata. Kjo pasi sipas zyrtarëve të kësaj partie ende nuk është marrë ndonjë vendim porse shumë shpejtë do të bëhet e ditur pasi vazhdimisht po mbajnë takime me liderin Haradinaj.

Nga ana tjetër, analisti dhe anëtari i shoqërisë civile, Imer Mushkolaj mendon se tashmë është vonë për tu kundërshtuar kjo marrëveshje e cila u nënshkrua një natë më parë në Bruksel. Sipas tij secili ka të drejtën e kundërshtimit të saj por gjithnjë duhet shmangur dhunën.

“Marrëveshja për Asociacionin tashmë është arritur dhe nuk besoj se nëpërmjet protestave mund të ndryshohet diçka”, tha Mushkolaj për Gazetën Express.

“Praktikisht, tashmë nuk mund të flasim më për Kosovën shtet unitar, sepse Asociacioni imponohet si një nivel i dytë i pushtetit. Me Asociacionin Kosova nuk do të integrohet, por do të dezintegrohet dhe serbët nuk do ta njohin atë si të pavarur, por do ta luftojnë institucionalisht”, shtoj analisti politik.

Mushkolaj tha se, po ashtu, me Asociacionin serbët do të arrijnë një organizim politik dhe territorial të fuqishëm, duke përmendur edhe ai rastin e Bosnjës që sipas tij politika serbe e ka paralizuar dhe shndërruar atë në shtet jofunksional.

Njëjtë si opozita e Mushkolaj nuk po mendon analisti tjetër Halil Matoshi, i cili thotë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk cenon sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës. E sipas tij, ky Asociacion buron nga Paketa Ahtisaari dhe ishte si kompromis për të marr pavarësinë.

“Serbëve kosovar asociacioni u jep ma shumë mundësi në zhvillim ekonomik lokal, ambient, arsim, kulturë, shëndetësi, shërbime komunale etj. Çka edhe është OK. Shteti që jep të drejta dhe garanton liritë asht shtet modern – jo ai që i kufizon ato”, shkruan Matoshi në një shkrim të tij në rrjete sociale.

Edhe NISMA ka reaguar ndaj kësaj marrëveshje duke e konsideruar se Kosova nuk është më një shtet unik dhe i pa ndarë siç e parasheh kushtetuta por një shtet i ndarë në baza etnike dhe me prerogativa të rregullimit federativ. Por, në reagimin e tyre në asnjë pikë nuk flitet për hapat që do të ndërmarrë ky subjekt, qoftë individualisht apo si opozitë, bashkë me subjektet tjera.

“Kompetencat që do të ushtroj Bashkësia dëshmojnë se në Bruksel delegacioni i Kosovës ka pranuar dhe legalizuar themelet e një shteti brenda shtetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e NISMA’s.

Ndryshe, sipas detajeve të marrëveshjes të arritur në Bruksel nga Mustafa e Vucicit, të publikuara deri me tash, Asosacionit Serb të Kosovës i jepet pavarësi e madhe, aq sa edhe inicimin e procedurave edhe në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, këtij asosacioni me marrëveshje i mundësohet të ketë edhe Presidentin dhe Parlamentin e saj me kompetenca për vendimmarrje në çështjet e rëndësishme brenda asosacionit dhe për zhvillimin ekonomik të tij. Po ashtu, Presidentit të Asociacionit i jepet mundësia ta përfaqësojë atë në nivel vendor e ndërkombëtar. /GazetaExpress

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit