Vushtrri: Plumbi qorr depërton në dhomën e ndenjës në një familje

E publikuar: 01/06/2022 00:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri gjatë mbrëmjes të së hënës në Vushtrri, Policia arrestoi të dyshuarin, rrezikohen qytetarë të pafajshëm.

Në ngushticat e kësaj rruge, një person qëlloi katër herë me armë zjarri. Cak dyshohet që kishte një 25-vjeçar, të cilin arriti ta plagoste në të dy këmbët.

Por, një nga predhat e plumbit ‘fluturoi’ rrugën kryesore, kaloi dy troje, për t’u ndalur në pengesën e parë që kishte.

Kjo pengesë rastisi të ishte një shtëpi e një lagjeje në Vushtrri, që u bë cak pa pikë faji.

Gjurmët e plumbit janë akoma të freskëta, ndërsa tmerri që përjetuan familjar ishte goxha i madh.

Sipas tyre, djali i shtëpisë ishte duke qëndruar në këmbë pak sekonda para goditjes së plumbit, por që fatmirësisht në momentin e depërtimit të plumbit brenda, ai ishte ulur.

E të shqetësuar nga ky rast që ka ndodhur në lagjen e tyre po shprehen edhe banorët.

Këtij rasti me të marr informacionin i janë përgjigjur pjestarët e Policisë së Kosovës, ku kanë arritur ta arrestojnë edhe të dyshuarin.

25-vjeçari i plagosur fillimisht është trajtuar në QMF-në e qytetit, ku pas një injeksioni kundër dhimbjes dhe fashimit është dërguar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.