Vuri një vegël pune në mes për të mos u mbyllur dyert e ashensorit, mjeshtri e kuptoi se kishte bërë gabimin e rëndë (Video)

E publikuar: 22/02/2019 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e filmuar nga kamera e sigurisë brenda një ashensori, ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.

Në të shihet se si një mjeshtër e vë në mes të dyerve të ashensorit një vegël pune me qëllim që të parandalojë mbylljen e tyre, dhe më pas shihet duke dalë jashtë, transmeton Telegrafi.

Dhe sigurisht se kishte menduar të rikthehet në ashensor dhe kështu mendonte se do ta ketë të lehtë. Por edhe pse dyert disa herë tentuan të mbyllen në mënyrë elektronike, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Megjithatë disa sekonda më pas ashensori filloi të lëviz, dhe për shkak të pajisjes prishet ashensori kurse në shikim të parë duket si një shpërthim.

Për fat të mirë në ato momente asnjë person nuk ishte afër, pasi që pasojat sigurisht se do të ishin fatale. /Telegrafi/