Vuçiq punëson 75 mjekë e 200 infermierë serbë në Kosovë

E publikuar: 23/04/2020 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, përsëriti qëndrimin e vartësit të tij Marko Djuric që dje njoftoi për pranimin në punë të 75 mjekëve dhe 200 infermierëve në institucionet shëndetësore siç i quajnë ata ‘mjedise serbe’ në Kosovë, kjo një shpërfillje e hapur ndaj institucioneve kosovare.

“Ne paguajmë shumëçka në Kosovë e Metohi që të mbajmë një pjesë të njerëzve dhe jo për shkak se të gjithë po kryejnë të gjitha detyrat, siç e dini. Këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen” tha presidenti serb Vucic sot,transmeton Lajmi.net.

Ai komentoi njoftimin e drejtorit të të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric për pranimin urgjent të 75 mjekëve dhe 200 infermierëve në punë në institucione shëndetësore në Kosovë duke e quajtur ‘sistemi ynë shëndetësor’.

“Duam që të përforcojmë sistemin tonë shëndetësor. Posaçërisht duam të forcojmë atë në Mitrovicën e Kosovës dhe atë në Graçanicë. Graçanica do të mbulonte Kosovën qendrore, Mitrovica e Kosovës do të mbulonte veriun e Kosovës dhe Metohisë, por këtë do ta bëjmë edhe në të gjitha mjediset serbe- nga Pasjani e të shohim se çfarë mund të bëjmë në fshatrat e Metohisë, para së gjithash për ambulancat dhe pagesës së mjekëve”.

Zyra e ashtuquajtur për ‘Kosovë e Metohi’ kishte hapur konkurs për mjekë dhe infermierë e teknik të papunësuar që të paraqiten për marrëdhënie pune pa afat të caktuar që e ka lëshuar Ministria e Shëndetësisë së Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës.

Nga kjo zyrë kishin porositur se për një kohë të pacaktuar, në përputhje me urdhëresën e ministrisë së shëndetësisë në ‘Qendrën spitalore në Mitrovicën e Kosovësi do të pranohen 45 mjekë dhe 120 infermierë e teknik, në ‘Qendrën mjekësore Gjilan 15 mjekë dhe 40 infermierë e teknik, në ”qendrën spitalore Prishtina në Graçanicë 15 mjekë dhe 40 infermierë e teknik.

Konkursi hapet që nga e hëna e javës së ardhshme me 27 prill.