Vuçiq para vizitës në Medvegjë: Mos u shqetësoni, finalja do të jetë në favor të Serbisë

E publikuar: 28/02/2019 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se në zgjidhjen e problemit me Kosovën i rëndësishëm do të jetë rezultati që do të arrihet në fund.

“Unë dua që qytetarëve që jetojnë këtu me origjinë nga Kosova, t’u them që të mos shqetësohet, sepse rezultati dhe përfitimi në fund do të jetë i Serbisë”, ka thënë ai para nisjes së vizitës, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Në vizitën e tij në Medvegjë presidenti serb pritet të flasë edhe për mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, si pjesë e marrëveshjes së mundshme për korrigjim të kufijve.

Një përgjigje për këtë e ka dhënë dje kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke potencuar se një ide e tillë nuk përkon asgjë me realitetin.

Ndër të tjera ajo ka thënë që Kosova nuk duhet të rrisë barrierat, dhe duhet t’i kthehet dialogut në Bruksel.