Vuçiq: Nuk ka afate për dialogun e brendshëm mbi Kosovën

E publikuar: 26/08/2017 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic gestures during a press conference, in Belgrade, Serbia, Sunday, Oct. 30, 2016. Vucic was moved to a safe location after a large cache of weapons was found Saturday near his family house outside Belgrade, the interior minister said. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se për dialogun e brendshëm mbi Kosovën, iniciator i të cilit është, nuk ka afate, porse në shtator do të fillojnë bisedimet brenda të gjithë sektorëve, transmeton Koha.net.

“Nuk ka afate, askush nuk na i vë, ka vetëm afate që kanë të bëjnë me të ardhmen tonë… Nuk jemi të detyruar dhe me siguri nuk do të bëjmë asgjë për shkak se i frikësohemi vetes, se i frikësohemi të ardhmes dhe për shkak se i frikësohemi qasjes reale dhe racionale”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se nuk mund ta precizojmë datën e saktë, porse gjatë shtatorit bisedat do të fillojnë në sektorë të ndryshëm, që nga ai civil, deri tek institucionet shkencore e parlamenti.

“Do të bisedojmë në të gjitha vendet ku mund të bisedohet, sepse në masë të madhe nga bisedat, varet e ardhmja”, ka thënë kryetari serb.

Ai ka shtuar se konsensusi absolut nuk mund të arrihet, por, sipas tij, nëse arrihet pajtimi në shumicën e gjërave kryesore, kjo do të mund të shpinte deri te propozimi konkret.