Vuçiq i gatshëm të shkojë në Bruksel

E publikuar: 19/01/2016 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deklarata e kryeministrit të vendit Isa Mustafa se në Bruksel nuk do të shkojë derisa Kosova të mos marrë një rekomandim për liberalizim të vizave po e preokupon edhe shtypin e Beogradit, transmeton Koha.net.

Kështu, duke u përgjigjur në pyetjen se a do të shkojë Isa Mustafa në takimin e nivelit të lartë në Bruksel të caktuar që të mbahet më 27 janar, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë Marko Gjuriq është përgjigjur shkurtimisht se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është i gatshëm të shkojë në Bruksel.

Gjuriq ka theksuar se qëllimi i Beogradit është të krijojë atmosferë sa më të mirë politike para takimit të dy kryeministrave dhe ka shtuar se BE e vlerëson shumë përkushtimin e Beogardit për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.