Lajmet

Vuçiq foli për “devijimin e Ujmanit”, Ambasada e Gjermanisë kërkon përmbajtje nga deklaratat që pengojnë normalizimin

11.08.2026 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Deklarata e presidentit serb për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër që do të shkaktonte tharjen e Ujmanit u pa edhe nga gjermanët si pengesë për objektivin për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një përgjigje për Gazetën Express, ambasada gjermane u shpreh ngjashëm sikurse BE’ja për këtë çështje.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër nuk i shërben objektivit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe bëri thirrje për përmbajtje nga këto deklarata që e pengojnë përparimin në dialog.

“Siç kemi deklaruar edhe më parë, Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të saj evropian. Për të përparuar në këtë rrugë, Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut. Deklaratat lidhur me ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër nuk e mbështesin këtë objektiv. Edhe një herë, u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që pengojnë përparimin e normalizimit përmes dialogut”.

Vuçiq të dielën ka deklaruar se po e shqyrtojnë ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër në territorin e Serbisë, për shkak të – siç pretendon ai – “maltretimin e serbëve” në Kosovë.

“Ne tashmë kemi ftuar ekspertët që merren me këtë çështje, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë. Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, kishte thënë Vuçiq.

Kjo s’ishte hera e parë që Vuçiq shpalosi këtë ide. Para dy vitesh, kur ndodhi shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut, derisa mohonte përfshirjen e Serbisë në këtë rast, ai kishte përmendur se një ide për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit ekzistonte qe nga viti 1985.

Reagim të ngjashëm sikurse të ambasadës gjermane bëri sot edhe Bashkimi Europian.

Zëdhënësja e Unionit, Anitta Hipper, në një konferencë për media në Bruksel tha se deklaratat, përfshirë ato për ndryshimet e mundshme të rrjedhës së lumit dhe veprimet, nuk e mbështesin këtë objektiv për të pasur një marrëdhënie normale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut. Gjithashtu, rikujtojmë se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që secila palë të përparojë në rrugën europiane”, shtoi Hipper.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si “absurde”, “kërcënuese” dhe qasje “shoviniste” idenë për ndryshim të rrjedhës.

Kjo çështje, që bie ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare, e futi në përplasje edhe Shqipërinë.

I pari që reagoi ishte kryediplomati shqiptar, Ferit Hoxha, i cili tha se “uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër”.

“Lumenjtë duhet të bartin ujë, jo kërcënime, dhe kufijtë duhet të përcaktojnë juridiksionet, jo të ndajnë përgjegjësinë tonë për paqen”, shkroi Hoxha në X.

Pas një ndërhyrje më pas nga homologu i Hoxhës në Beograd, Marko Gjuriq, i cili e akuzoi atë se po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen nga “shkeljet e të drejtave të serbëve në Kosovë”, u përfshi edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Rama e cilësoi zhvendosjen e debatit nga çështja e ujërave ndërkufitare te “Shqipëria e Madhe” dhe statusi i Kosovës si pjesë të një “folklori politik” në Beograd duke theksuar Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë.

“Serbia është plotësisht e lirë të menaxhojë burimet brenda juridiksionit të saj. Ajo që nuk mund të argumentojë në mënyrë të arsyeshme është se pasojat e mundshme për një vend tjetër ndalen në mënyrë magjike në kufirin serb. Në fund të fundit, kjo është arsyeja pse ekziston ligji ndërkombëtar i ujit”.

Ndërkaq, për zhvillimin tjetër mbi Urën e lumit Ibër ku KFOR së fundmi për “tranzicionin gradual të pranisë” së tij të përhershme dhe bartjes eventuale të plotë të përgjegjësisë për sigurinë te Policia e Kosovës, ambasada gjermane s’komentoi fort, përveçse ritheksoi mbështetjen për misionin e NATO’s.

“Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj kontributit të saj në KFOR, të mandatuar nga Bundestagu, si dhe ndaj misionit të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


‘‘Ke shkel mbi gjakun e UÇK-së’’, ‘‘Mos rrej’’, përplasje mes Gërvalles e deputetëve të PDK

‘‘Ke shkel mbi gjakun e UÇK-së’’, ‘‘Mos rrej’’, përplasje mes Gërvalles e deputetëve të PDK

Gruda: Institucionet e Kosovës janë marrë peng

Gruda: Institucionet e Kosovës janë marrë peng

Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit

Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit

Senatorja Ernst në Kosovë, Ambasada e SHBA: U potencua rëndësia për “marrëdhënie konstruktive SHBA-Kosovë”

Senatorja Ernst në Kosovë, Ambasada e SHBA: U potencua rëndësia për “marrëdhënie konstruktive SHBA-Kosovë”

Deputetët e PDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e PDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive

KFOR’i jep sqarime Srpska’s pas vendimeve për “optimizim”: Proces i kushtëzuar, nëse afektohet siguria kthehet mbrapsht

KFOR’i jep sqarime Srpska’s pas vendimeve për “optimizim”: Proces i kushtëzuar, nëse afektohet siguria kthehet mbrapsht

Vuçiq vazhdon me deklaratat për devijimin e Ibrit, thotë se do të angazhojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë

Vuçiq vazhdon me deklaratat për devijimin e Ibrit, thotë se do të angazhojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë

Vuçiq foli për “devijimin e Ujmanit”, Ambasada e Gjermanisë kërkon përmbajtje nga deklaratat që pengojnë normalizimin

BBVK 5 nis të zbulojë surprizat, Alaudin Hamiti jep detajin e parë për kastin

BBVK 5 nis të zbulojë surprizat, Alaudin Hamiti jep detajin e parë për kastin

Policia nga dje mbi Urën e Ibrit, Ambasada e Gjermanisë: Mbesim të përkushtuar që KFOR të ruajë mjedis të sigurt për të gjithë

Policia nga dje mbi Urën e Ibrit, Ambasada e Gjermanisë: Mbesim të përkushtuar që KFOR të ruajë mjedis të sigurt për të gjithë

Gjini: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta

Gjini: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta

Cakolli: Në Kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione, me këtë logjikë 80% e afatave nuk janë detyruese

Cakolli: Në Kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione, me këtë logjikë 80% e afatave nuk janë detyruese

‘Super-kriminela’, Musliu e ashpër me Kurtin e Deharin

‘Super-kriminela’, Musliu e ashpër me Kurtin e Deharin

PDK me kërkesë zyrtare Deharit: Thirrni vazhdimin e seancës konstituive nesër, në orën 11:00 do të jemi në Kuvend

PDK me kërkesë zyrtare Deharit: Thirrni vazhdimin e seancës konstituive nesër, në orën 11:00 do të jemi në Kuvend

Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne

Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne

Remi thirrje Albin Kurtit e Bedri Hamzes: Kosovës i duhet koalicioni VV-PDK