Lajmet

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

12.11.2026 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në një intervistë për Ekonomia Online ka folur lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke bërë të ditur se procesi i amandamentimit të tij do të nisë të hënën, ndërsa synimi është që ndryshimet e propozuara të përfundojnë brenda dy javësh dhe ligji të rikthehet në Kuvend për votim.

Çitaku ka falënderuar deputetët që votuan për këtë nismë, duke e cilësuar votimin si dëshmi të pjekurisë politike dhe vullnetit kombëtar për t’u bashkuar rreth vlerave që, sipas saj, përfaqëson Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Faleminderit të gjithëve, të cilët me votën e tyre sot e demonstruan edhe njëherë një shkallë të lartë të pjekurisë politike dhe vetëdijes kombëtare. Ne jemi subjekte të ndryshme politike, mirëpo është e rëndësishme që në momentet kur na e kërkon historia dhe atdheu, ne dimë të bashkohemi rreth vlerës më sublime që e ka prodhuar kombi ynë në shekullin e fundit: Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se ligji nuk është nismë e një partie të vetme politike, por produkt i Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke paralajmëruar se procesi i ndryshimeve do të nisë menjëherë pas votimit.

“Ky ligj nuk është për PDK-në, nuk është për partitë politike, ky ligj nuk është vetëm i PDK-së, është ligji i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili po besojmë që do të kalojë sot. Edhe faza e amandamentimit do të fillojë, siç u zotuam edhe publikisht, menjëherë të hënën, edhe siç u zotuam publikisht sërish, do të përfundojë brenda dy javësh”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.

Çitaku ka shpjeguar edhe arsyet pse PDK-ja kishte kërkuar nga presidentja kthimin e ligjit për rishqyrtim. Sipas saj, qëndrimi i kësaj partie ka qenë se Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe neni 84 i Kushtetutës i japin mundësi Kuvendit që të bëjë ndryshime në ligj.

Ajo ka thënë se, ndonëse me Lëvizjen Vetëvendosje kishte pasur pajtim për përmbajtjen e ligjit, dallimet kishin të bënin me procedurën, prandaj ishte konsideruar e nevojshme që ligji të ribotohej fillimisht në formën paraprake dhe më pas të niste procesi i amandamentimit.

“Kur ne i kemi bërë kërkesë presidentes që ta kthejë ligjin për rishqyrtim, ne kemi qenë të bindur, siç jemi të bindur edhe sot, që Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe neni 84 i japin mundësi Kuvendit të Republikës së Kosovës që të bëjë ndryshime në ligj. Me Lëvizjen Vetëvendosje jemi dakorduar për përmbajtjen, mirëpo kemi pasur mendime të ndryshme në procedurë. Ne besojmë që një ligj i një rëndësie kaq të madhe nuk duhet të përcillet me dilema të tilla, andaj jemi pajtuar gjerësisht që fillimisht ta ribotojmë ligjin siç ka qenë dhe menjëherë të fillojë amandamentimi i tij”, ka deklaruar Çitaku.

E pyetur se brenda çfarë periudhe pritet të amandamentohet ligji me ndryshimet e kërkuara, Çitaku ka bërë të ditur se nisma e re ligjore do të procedohet të hënën, ndërsa brenda dy javësh pritet të rikthehet në Kuvend për votim.

“Ne ditën e hënë, pra qysh të hënën, do të sjellim nismën e re ligjore me ndryshimet e propozuara dhe brenda dy javësh do ta risjellim në Kuvend për votim. Është e rëndësishme të thuhet që qëllimi i këtij procesi, në të cilin kemi kaluar tani disa javë, është që ligjin ta fuqizojmë dhe ta bëjmë edhe më të qëndrueshëm juridikisht karshi çfarëdo lloj sfidimi që do të mund t’i bëhej atij”, ka theksuar ajo.

Ajo ka nënvizuar se ligji përbën vetëm një nga instrumentet e mbështetjes për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se ata kanë nevojë për përkrahje më të gjerë shtetërore dhe institucionale.

“Ne jemi të vetëdijshëm që ligji është vetëm instrumenti i parë dhe çlirimtarët tanë në Hagë kanë nevojë për mbështetje shtetërore dhe institucionale dhe këtë proces jemi duke e koordinuar bashkërisht në grupin strategjik”, ka thënë Çitaku.

Ndërkaq, lidhur me mundësinë e konsultimeve me përfaqësues ndërkombëtarë dhe partitë e tjera politike gjatë procesit të amandamentimit, Çitaku ka thënë se PDK-ja është e hapur për diskutime dhe konsultime me të gjitha palët e interesuara.

Ajo ka theksuar se partia e saj ka qenë e gatshme për konsultime edhe më herët, por, sipas saj, pamundësia për të ndryshuar ligjin në atë fazë kishte bërë që konsultimet të mos kishin efektin e duhur.

“Patjetër që po. Në fakt, ne kemi qenë të hapur të kemi konsultime edhe tani, mirëpo meqë u pamundësua ndryshimi i ligjit, konsultimi e humbi vlerën e vërtetë. Ne jemi të hapur dhe i ftojmë edhe Bashkimin Evropian, por edhe palët e tjera të interesuara, shoqërinë civile dhe këdo që ka ndonjë shqetësim në raport me ligjin që do të vijë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne jemi të hapur që t’i dëgjojmë”, ka deklaruar ajo.

Në këtë kontekst, Çitaku ka insistuar se qëllimi i ligjit nuk është ndërhyrja në drejtësi, por, sipas saj, përmirësimi i një procesi që ajo e konsideron të deformuar.

“Është shumë e rëndësishme të nënvizohet: Ky ligj nuk është në asnjë formë, në asnjë trajtë, përpjekje për të ndikuar në drejtësi. Përkundrazi, synimi i këtij ligji, por edhe i nismave të tjera që do t’i ndërmarrim javëve në vijim, është që një proces të deformuar ta kthejmë në binarë të drejtë. Edhe ne duam drejtësi. Edhe aleatët tanë duan drejtësi, e nëse të gjithë duam drejtësi, e jo një proces të kurdisur e të montuar politikisht, unë jam e bindur që do të ulemi dhe do të gjejmë një gjuhë të përbashkët”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka shtuar se pret që iniciativa të ketë edhe kritika, duke theksuar se nuk pret domosdoshmërisht mbështetje të menjëhershme nga Bashkimi Evropian, por shpreson në gatishmëri për dialog.

“Pres kritikë, është normale. Nuk pres që Bashkimi Evropian ta duartrokasë këtë iniciativë, por nëse vërtet ka vullnet të mirë, unë jam e bindur që do të gjejmë një gjuhë të përbashkët për të ecur përpara”, shtoi Çitaku.

Ndryshe, sot Kuvendi i Kosovës ka votuar mocionin procedural të ushtrueses së detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, për përfshirjen në rendin e ditës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë