Vuan nga një sëmundje e rrallë, plaket tetë herë më shpejt se çdo person tjetër (Foto/Video)

E publikuar: 02/03/2019 07:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua vuan nga një sëmundje e rrallë, që e bën atë të plaket tetë herë më shpejtë sesa personat tjerë në mbarë botën.

Tiffany Wedeking, 41-vjeçe, është një në 50 milionë persona që është diagnostifikuar me progeria nga e cila vuajnë vetëm 156 persona në mbarë botën.

Por, është interesant se ajo është diagnostfikuar me këtë sëmundje kur ishte 12-vjeçe, dhe për këtë arsye konsiderohet si njeriu më i moshuar me këtë sëmundje, pasi ajo zakonisht shfaqet në moshën dyvjeçare dhe personat e prekur nuk jetojnë mbi moshën 12-vjeçare.

Megjithatë ajo ka sfiduar parashikimet e mjekëve dhe kështu është personi më i vjetër me këtë sëmundje, duke lënë kështu pas Leon Botha që pa mbushur 26-vjet kishte ndërruar jetë.

Shenjat e plakjes së parakohshme sipas saj janë: rënia e flokëve, dhëmbëve, problemet me zemër dhe që peshon vetëm 26 kilogramë, por kjo adhuruese e flaktë e jogës bën një jetë krejtësisht normale, duke vrapuar çdo ditë dhe duke punuar si pastruese në një kompani. /Telegrafi/