Vrasjet e grave, të mërkurën ditë zie në Kosovë

E publikuar: 16/04/2024 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në Kosovë në kujtim të grave e vajzave të vrara.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.