Vrasja e policit në Zllatar, i akuzuari qan në Gjykatë

E publikuar: 05/12/2023 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është mbajtur seanca e radhës për rastin ku kishte mbetur i vrarë polici Lirim Haxholli.

Në gjykatë po vazhdon të gjykohet Fatlum Mehmeti i cili gjithashtu ishte polic, dhe tash po akuzohet për vrasjen e shokut të tij gjatë një ndeje të organizuar në fshatin Zllatar, natën e 18 shkurtit të vitit 2022, shkruan lajmi.net.

Gjatë dëshmisë së dëshmitarëve që kishin qenë të pranishëm, i akuzuari Fatlum Mehmeti është parë duke qarë në gjykatë.

Ndërkaq, avokati Besnik Berisha i cili përfaqëson familjen e viktimës ka deklaruar ndër të tjerash që po dëgjon detaje të padëgjuara më parë.

Në një moment, ai i ka thënë të akuzuarit dhe dëshmitarëve që ‘arma nuk shkrepet vet’.