Von der Leyen uron Kancelarin e ri të Austrisë: Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

E publikuar: 11/10/2021 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka uruar Alexander Schallenberg pas zgjedhjes si Kancelar i Austrisë.

Von der Leyen thotë se pret me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm mes Austrisë dhe Bashkimit Evropian, njofton Klankosova.tv.“Urime Alexander Schallenberg për betimin si Kancelar Federal i Austrisë.

Pres me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm të suksesshëm të Austrisë dhe Bashkimit Evropian dhe ju uroj gjithë të mirat për detyrat e ardhshme”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.