Vogëlushi nuk ndalon së qeshur me imitimin e tingujve si të rosës (Video)

E publikuar: 31/01/2018 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trevor Lucas nga Alabama e Shteteve të Bashkuara, e ka bërë shumë për të qeshur të birin Braylen, teksa frynte pajisjen e vogël që lëshon tinguj si të rosës.

Ngjarja ndodhi kur babai 19-vjeçar, kishte hyrë të lahej së bashku me të birin shtatëmuajsh dhe nisi lojën e pazakontë, transmeton Telegrafi.

“Isha për gjueti të rosave dhe kur u ktheva, Braylen e kishte marrë shumë malli për mua. Kam dëshirë ta marr në gjueti apo peshkim, por pasi nuk mundem, vendosa ta improvizoj këtu”, ka thënë Lucas.

Prandaj, ai ka mbajtur të veshura çizmet, ndërsa frynte atë që i bën të afrohen shpezët e presë, për t’i kapur sa më lehtë. /Telegrafi/