Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Z. Arbër Vllahiu, vizitoj Rrjetin e Grave të Kosovës, në ditën ndërkombëtare të vajzave, raporton infosot.
“Barazia gjinore duhet të jetë thelbi i shoqërisë, forcë shtytëse. Gruaja është themeli dhe ajo duhet të trajtohet me respekt, barabarësisht dhe me dinjitet. Përfaqësimi i saj në pushtetin komunal do të jetë i garantuar dhe i barabartë. Gratë sipërmarrëse që punësojnë gra do të lirohen nga taksat. Do të subvencionohen ndërmarrësit e grave veçanërisht në fushën e bujqësisë”, ka shkruar Vllahiu në FB.
Postimi i tij
“Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, bashkë me Igballe Rugovën, nga Rrjeti i Grave të Kosovës për t’i dhënë përkrahjen për punën e madhe që vazhdon të bëjë. Roli i gruas në shoqërinë tonë është i jashtëzakonshëm, i madh në çdo periudhë. Përfaqësimi i saj në institucione e vendimmarrje, i vogël. Barazia gjinore duhet të jetë thelbi i shoqërisë, forcë shtytëse. Gruaja është themeli dhe ajo duhet të trajtohet me respekt, barabarësisht dhe me dinjitet. Përfaqësimi i saj në pushtetin komunal do të jetë i garantuar dhe i barabartë. Gratë sipërmarrëse që punësojnë gra do të lirohen nga taksat. Do të subvencionohen ndërmarrësit e grave veçanërisht në fushën e bujqësisë. Gratë vetushqyese do të ndihmohen dhe do të krijohet fond i veçantë për to. Ligjet duhet të zbatohen në tërësi dhe ligji për barazinë gjinore do të jetë bazë e punës. #PërPrishtinën e barabartë. #50”


















