Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Z. Arbër Vllahiu ka vizituar Down Syndrome Kosova në eventin e tyre, shkruan infosot.
“Personat me sindromin down do të kenë hapësirën e tyre, do të ketë përkujdesje institucionale për ta, prodhimet e tyre do të garantohen në treg”, ka shkruar Vllahiu ne FB.
Postimi i tij:
“Një punë e jashtëzakonshme e fëmijëve dhe gjithë komunitetit me sindromin down. Prodhimi i tyre i xhemit është vepër e madhe, dëshmi e integrimit të tyre në shoqëri. Përkujdesja për ta është vlerë për shoqërinë. Personat me sindromin down do të kenë hapësirën e tyre, do të ketë përkujdesje institucionale për ta, prodhimet e tyre do të garantohen në treg, përfshirje në arsim, mësim cilësor me mësues të kualifikuar. Mundësi punësimi. #PërPrishtinën gjithëpërfshirëse. #50”



















