Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu, ka thënë se LDK-ja ka nisur një propagandë të re për njollosjen e Projektligjit për Prishtinën.
Tutje në Magazina Lokale, Vllahiu po ashtu ka hedhur kritika edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, teksa ka thënë se problemet e qytetit duhet t’i shoh nga toka e jo nga ajri, transmeton Klan Kosova.
”Tani ka dal një propagandë e re e LDK-së që ky ligj nuk parasheh kthimin e Pallatit të Rinisë në Komunën e Prishtinës”.
”Ligji veçse e ka shpëtuar Pallatin e Rinisë në Prishtinë”.
”Vetëvendosje e cila gjithë kohën ka qenë në ajër për ta parë qytetin, në vend që ta shoh në tokë se cilat janë problemet në qytet, iu them se problemet janë të mëdha”.
Arbër Vllahiu i cili dhe pretendon postin e kryetarit të Prishtinës, po ashtu ka akuzuar Vetëvendosjen se ka bërë punësime partiake dhe militante, transmeton Klan Kosova.
”Problemet janë të mëdha sepse ka pasur punësime partiake dhe militante. Ka probleme të tjera kur drejtori i trafikut urban merr pjesë në tubime zgjedhore”.



















