Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Z. Arbër Vllahiu, ka vizituar Shoqatën e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Femijëve të Kosovës ‘HANDIKOS’. Z. Vllahiu ka pasur mundësinë që t’i ndëgjoj problemet dhe barrierat e kësaj Shoqate dhe u zotua se do Shoqatat si kjo do të jenë prioritet gjatë qeverisjes 4 vjeçare të tij, shkruan infosot.
Z. Vllahiu, përmes faqes zyrtare të facebook të tij, u shpreh:
“Në Shoqatën Handikos për t’u njohur më për së afërmi me shqetësimet dhe sfidat e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara. Barazia, gjithëpërfshirja, respekti dhe vlerësimi i secilit qytetar të Prishtinës janë vlerat e shoqërisë sonë. Qasja në secilin objekt në Prishtinë edhe në ndërtesa publike edhe në banesat kolektive, rritja e numrit të të punësuarve nga ky komunitet, transport adekuat publik, përfshirje në arsim, shtim të numrit të mësimdhënësve për nevojat e komunitetit, fond të posaçëm për nevojat e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara do të jenë prioriteti ynë. Zbatim të plotë të ligjit. Ta respektojmë njeriun tonë, qytetarin tonë. #PërPrishtinën e dinjitetshme! #50


















