Vlerësohet pozitivisht Samiti i Kosovës për të drejtën ndërkombëtare

16.06.2015 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vlerësohet pozitivisht Samiti i Kosovës për të drejtën ndërkombëtare

Pas një debati konstruktiv rreth temave të shtjelluara sot, në të dy panelet , atë për “Të drejtën ndërkombëtare, interpretimin dhe zbatimi nga ana e autoriteteve vendore” si dhe për “Të drejtat e njeriut, sfidat dhe mundësitë në promovimin e dialogut dhe paqes në mes komuniteteve”, ka përfunduar “Samiti i Kosovës për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut 2015”, organizuar nga Gjykata Supreme e Kosovës dhe Instituti për Diplomaci Kulturore (ICD).

Samitin e ka përshëndetur me fjalë rasti, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja, ndërkaq e kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre, përfaqësues vendorë e të huaj, në mesin e të cilëve, edhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandic.

Bazuar në temat e paneleve, dita e dytë e Samitit zgjoi debat mbi të drejtat e grave, të drejtat e fëmijëve, të drejtat e të zhvendosurve, mbi të zhdukurit dhe viktimat e luftës dhe mbi të drejtat e familjarëve të tyre.

Në fund të Samitit, përfaqësuesi i UNDP-së, Andrew Russell dhe nikoqiri i Samitit, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, dhanë konkluzionet e tyre për Samitin, duke e vlerësuar si një ngjarje që ka përmbushur objektivat e synuara.

Hasani ka theksuar nevojën e rritjes së kapaciteteve në gjyqësor, përveç në resurse njerëzore, edhe në fushën e trajnimeve, pastaj nevojën e zbatimit në praktikë të së drejtës ndërkombëtare etj..

Ai shtroi edhe nevojën e dialogut mes komuniteteve, duke pohuar se “Ballkani perëndimor është i njohur për shkak të historive të dhimbshme të luftërave, konflikteve që kanë prodhuar, përveç viktima në njerëz, zhvendosje të popullsisë dhe dëme materiale, ka krijuar edhe hendeqe, jo lehtë të kalueshme, mes të komuniteteve, që gjithashtu, shpeshherë këto barriera janë edhe burim i cenimit të të drejtave dhe lirive të njeriut”.

Kreu i Supremes, vuri në pah se është punuar në drejtim të relaksimit të këtyre raporteve, por ka nevojë për avancim të mëtutjeshëm të komunikimit mes komuniteteve.

“Një nga konkluzionet, në këtë fushë, do të ishte që të vazhdohet me avancimin e dialogut, i cili do të kontribuonte në integrimin e komuniteteve, veçmas në gjyqësor. Ne tani jemi në fazën përfundimtare të integrimit të komuniteteve në sistemin gjyqësor të Kosovës, dhe besoj se kjo do të ketë ndikim në zbutjen e kundërthënieve”, u shpreh Hasani.

Ndërkaq, në fjalën e tij përmbyllëse, Russell theksoi faktin se takimet, punëtoritë, konferencat janë mjete për arritjen e një qëllimi.

“Paqja është mjet për të arritur një qëllim. Paqja na ndihmon të arrijmë objektivat tona si kombe”. Ai potencoi se as dialogu nuk është qëllim në vete, porse duhet përdorur si duhet në arritjen e një qëllimi.

Duke përmendur konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, ai bëri thirrje për bashkëpunim, në mënyrë që të mos pritet derisa Kosova të bëhet pjesë e këtyre konventave, por të punohet në identifikimin e boshllëqeve duke lehtësuar rrugën e Kosovës drejt avancimit, në këtë drejtim.

Në fund të Samitit, Hasani falënderoi të gjithë mbështetësit, që kontribuuan në organizimin e këtij Samiti, përfshirë ICD-në, UNDP-në, USAID-in, stafin e Gjykatës Supreme, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, pastaj të ftuarit, panelistët dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë që nderuan Gjykatën Supreme me praninë e tyre.

Tema e samitit, simbolikisht shënoi 70 vjetorin e mbarimit të Luftës së II Botërore, themelimin e OKB-së, krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe 20 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit, të nënshkruar në Paris, në dhjetor të vitit 1995.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit