Lajmet

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

26.08.2026 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, projekt që synon të forcojë lidhjen infrastrukturore dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij, Kurti tha se autostrada, e cila përfshin pesë tunele, tetë ura dhe katër galeri, do të shkurtojë distancën dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve.

“Rëndësia e saj shkon përtej infrastrukturës. Përveç se do të shkurtohet distanca, do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi për qytetarët dhe ekonomitë e dy vendeve tona”, tha Kurti.

Ai theksoi se në pikën kufitare në Han të Elezit kalojnë rreth 54 mijë maune në vit, apo rreth 150 në ditë, duke nënvizuar rëndësinë e projektit për bizneset dhe tregtinë ndërmjet dy shteteve.

Sipas Kurtit, autostrada është pjesë e rrjetit evropian TEN-T dhe e lidhjes strategjike që përmes Kosovës e afron Shkupin me Prishtinën dhe më tej me rrjetet dhe tregjet evropiane.

Kryeministri në detyrë përmendi edhe projekte të tjera infrastrukturore, përfshirë Linjën 10 hekurudhore dhe projektin Prizren-Tetovë përmes tunelit, duke i cilësuar ato si “ura gjigande të zhvillimit, të bashkëpunimit dhe të afrimit” mes qytetarëve të dy vendeve.

Kurti falënderoi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë kontribuesit për nisjen e projektit, ndërsa vlerësoi edhe kontributin e koalicionit të partive shqiptare.

“Urime fillimi i punimeve të autostradës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve që do ta shfrytëzojnë këtë rrugë”, përfundoi Kurti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”