Vlera e kriptomonedhave është e paprovuar dhe teknologjia pas tyre blockchain nuk ka për të bërë diferencën tek bankat të paktën për 3-5 vitet e ardhshme.
Kështu shprehet një analist i JP Morgan. Vitin e kaluar bitcoin, monedha më popullore kriptografike, humbi ¾ të vlerës që kishte në 2017-ën.
JP Morgan është skeptik për vlerën e kriptomonedhave dhe thotë se ato mund adoptohen vetëm nëse ndodh një skenar dystopian ku investitorët humbasin besimin tek ari, dollari dhe asetet e tjera globale.
Përdorimi i kriptomonedhave për pagesa, JP Morgan thotë se përbën sfidë më vete. Gjatë 2018-ës monedhat nuk u adoptuan nga asnjë distributor i madh.
JP Morgan thotë se bitcoin me shumë gjasa mund të bjerë poshtë nivelit të mbështetjes prej 2,400 dollarë e më pas edhe poshtë 1,260 dollarë. /PCWorld Albanian