Hajnat, sipas disa punëtorëve të kompanive të sigurimit, janë të pajisur me armë, gjë që u bën diferencë nga punëtorët e sigurimit dhe shpesh herë janë detyruar edhe t’iu dorëzohen, raporton Ndertimi.info.
“Ka ndodhur që na kanë kërcënuar me armë dhe ne është dashur të dorëzohemi”, është thënë nga ata.
Kurse, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje se si po funksionojnë këto grupe, me theks në Prishtinë, megjithatë policia thotë se gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti rastet për vjedhje kanë shënuar rënie rreth 7 për qind. Gjithashtu sipas një përgjigje të Policisë së Kosovës për Ndërtimi.info thuhet se rënie ka pas edhe në vjedhjet e rënda me 9 për qind.
“Shpesh zyrtarët tonë i ekspozohen edhe rreziqeve gjatë intervenimeve ne raste te vjedhjeve.Bazuar ne statistikat e policisë ne gjashtëmujorin e parë 2017, për rastet e vjedhjeve kemi një rënie rreth 7%, ndërsa vjedhjet e rënda kanë shënuar poashtu rënie rreth 9%”, tregon Policia e Kosovës.
Ndërtimi.info ka tentuar të komunikojë me menaxhmente të kompanive të sigurimit fizik, mirëpo këta të fundit pasi kanë pranuar njëherë, më pas kanë ndërruar mendje duke mos u prononcuar zyrtarisht para kamerës.