Vizita në Bruksel,kë takoi kryeministri Haradinaj atje?

E publikuar: 17/11/2017 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel, ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë në Belgjikë.

Diaspora kosovare në Belgjikë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer. Kryeministri Haradinaj ka thënë se mbështetja për diasporën do ta ndihmojë zhvillimin e vendit dhe do ta forcojë rrugën e Kosovës drejt integrimeve.

“Në përgatitje për takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit këtu në Bruksel, është e pashmangshme të mos takojë edhe njerëzit tanë që e duan dhe jetojnë me atdheun e tyre”, ka thënë kryeministri Haradinaj.