Vitin e ardhshëm nis ndërtimi i hekurudhës nëntokësore në Ferizaj (VIDEO)

E publikuar: 24/03/2016 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk do të ketë as zhurmë e as tollovi. E për më tepër as rrezik.

Treni që kalon nëpër qytetin e Ferizajt, në një të ardhme jo fortë të largët, do të kalojë vetëm nën dhe, njofton Klan Kosova.

Kjo, pasi qeveria dhe pushteti lokal, po e shqyrtojnë projektin e ndërtimit të një hekurudhe nëntokësore.

Kostoja e këtij projekti mbetet të caktohet më vonë, derisa punimet do të fillojnë në vitin 2017.
Lëvizja e trenit disa herë në ditë nëpër qendër të qytetit, përveç tollovisë që po shkakton, po rrezikon edhe jetët e qytetarëve.

E disa kanë shqetësime edhe për fëmijët e shkollave pranë hekurudhës.

Ndërsa, një banor tjetër ka një porosi për pushtetarët.

Në fillim në vitin 1873 Komuna e Ferizajt ishte ndër të parat në Kosovë që ndërtojë Hekurudhën, ndërsa tani në vitin 2017 pritet që përsëri për herë të parë të ndërtojë atë nëntokësore.