
Sot më 17 maj, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të përpiqen sërish për të shtatëmbëdhjetën herë për të konstituuar Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Deputeti i Vetëvendosjes, Arben Vitia, sot para fillimit të seancës ka thënë se nuk pret se do të ndryshojë kandidati për kryeparlamentar.
“Jo, në asnjë mënyrë. Po presim përgjigje edhe Gjykata Kushtetuese, nuk pritet të ndryshojë as forma e votimit”, tha Vitia.
Ai tha se konstitutimi i Kuvendit “natyrisht se është urgjent”.
Subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë.