Video – Pamje të rënda, nëna e dy fëmijëve vritet nga rrufeja në plazh

E publikuar: 16/11/2023 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua, nënë e dy fëmijëve u vra kur u godit nga rrufeja në plazhin Boquilla në Cartagena, Kolumbi.

Fatkeqja Froilanis Maireth Rivas Román ra në tokë menjëherë sapo u godit mnga rrufeja.

Në të njëjtën kohë, një dëshmitar okular ka regjistruar momentin e frikshëm. Gruaja 34-vjeçare është parë duke ecur përgjatë vijës bregdetare me pamjet që tregojnë një rrufe të madhe që e godet atë.

Pranë saj ishte një polic i cili duket i tronditur nga zhurma e rrufesë, por pa e parë gruan.

Një tjetër pushues bie në rërë i tronditur dhe më pas vrapon për të ndihmuar gruan që vdiq në vend nga goditja elektrike.