Burime të Televizionit Rrokum mësojnë se sot mbasdite kreu vetëvrasje nji pjestare femën e Policisë së Kosovës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhë në Lagjen e Spitalit, në nji shtëpi veçuese, ku simbas burimeve të Televizionit Rrokum, viktima banonte me qira.
Ekipet e Televizionit Rrokum shkuen në shtëpinë e viktimës, por policia ishte largue nga vendi i ngjarjes, mbas kqyrjes së rrethanave dhe mbledhjes së provave të para.
Simbas dëshmitareve, ekipet e policisë kanë qëndrue në shtëpinë e viktimës për rreth dy orë.
E kontaktueme nga Televizioni Rrokum, Policia e Kosovës nuk e konfirmoi, por as nuk e demantoi rastin.
Zadhanësi i Policisë tha përmes telefonit, se ka pranue nji raport të nji vdekje në rrethana të dyshimta të nji personi te gjinisë femen, por pa pranue me konfirmue nëse bahet fjalë për të njajtin rast.
Për ma shumë informacione, Policia ka me dalë me raport të detajuem nesër, – tha zadhanësi.
Ndërkaq, ekipi i Televizionit Rrokum ishte edhe në Qendrën e Mjeksisë Ligjore, por aty s’kishte njeri përveç punëtorëve të sigurimit, të cilët konfirmuen se nji ekip ka dalë në teren.
E.K.