Në parim ne Vetëvendosje e mirëpresim çdo protestë e cila është kundër kësaj Qeverie dhe çdo protestë që ka kauzë të drejtë. Por veprimet e njëanshme nuk është që i kontribuojnë shumë mbarëvajtjes sa më të mirë të protestave. Kështu është shprehur në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, Nol Nushi nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Pasi që i kemi hyrë kësaj pune bashkë, kishte qenë mirë që bashkë të përcaktojmë edhe veprimet paraprake”, ka thënë Nushi shuke shtuar se për të mos pasur më shumë probleme në opozitë është dashtë që të konsultohemi paraprakisht, ta organizojmë së bashku dhe të caktojmë datën së bashku.
“Tash janë gati 40 ditë deri të koha kur AAK e ka caktuar datën, prandaj është kohë shumë e gjatë për të vendosur tash se do të marrim pjesë në të apo jo. Ditët në vazhdim do të ketë zhvillime shumë të forta të cilat do të sjellin ndryshime në skenën politike, prandaj protesta mund të jetë edhe më e hershme”, ka thënë Nushi në “Kontakt”.
Ai ka folur edhe për inaugurimin e Thaçit president, aksionin e aktivistëve për të hedhur gaz lotsjellës, për unitetin e bllokut opozitarë si dhe për zgjedhjet e parakohshme dhe për listën e përbashkët zgjedhore të opozitës./Tribuna/

















